Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e procesit gjyqësor, SPAK: Të ndahet nga Veliaj!

Në seancën e zhvilluar në GJKKO për gjykimin në themel ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, SPAK ka deklaruar se nëse gjykata e vlerëson të arsyeshme, mund të ndajë çështjen në ngarkim të të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa nga pjesa tjetër e procesit.
Nga ana tjetër, mbrojtja e Xoxës ka kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, duke argumentuar se ajo është me leje lindje.
Avokati i Xoxës deklaroi se ajo ka lindur me operacion cezarian më 29 qershor dhe ndodhet me raport mjekësor, ndaj sipas tij duhet të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi deri në përfundimin e periudhës së lejes së lindjes.
“Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit. Ka raste kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore dhe pezullohet shqyrtimi gjyqësor.
Në rastin e një nëne që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, ligji kërkon shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit”, u shpreh mbrojtja.
Edhe avokati Maks Haxhia sqaroi qëndrimin e mbrojtjes, duke theksuar se kërkohet pezullimi i të gjithë procesit gjyqësor deri në përfundimin e lejes së Xoxës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Të harruar nga shteti/ Banorët e Topojanit në Këlcyrë mirëmbajnë vetë rrugën

Arrestohet në Frankfurt 29-vjeçari shqiptar, dyshohet për mashtrim me dhjetëra milionë euro

Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës

Prapaskenat/ Gjokutaj tregon si po e zvarrit SPAK-u arrestimin e Ballukut për të shpëtuar pushtetin e Ramës





