Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

“AKSHI, kopshti privat i kryeministrit”, Hoxha: Mund të ketë sekuestrime pronash të tjera! Dosja do marrë me vete Ramën dhe qeverinë e tij

P
Piranjat21 April 2026, 22:46 · 2 min lexim
“AKSHI, kopshti privat i kryeministrit”, Hoxha: Mund të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se ddosja e AKSHI-t pritet të ketë pasoja të mëdha politike, duke përfshirë edhe qeverinë.

Hoxha komentoi sekuestrimet e kryera nga SPAK ndaj ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, ku bëhet fjalë për pasuri me vlerë rreth 40 milionë euro.

Sipas tij, kjo shumë mund të jetë vetëm një pjesë e pasurive reale, duke shtuar se mund të ketë edhe prona të tjera që ende nuk janë zbuluar.

Hoxha akuzoi se bëhet fjalë për një skemë të organizuar, duke pretenduar përfshirje të zyrtarëve dhe strukturave të ndryshme, ndërsa e cilësoi situatën si një problem të thellë në qeverisje.

Ai theksoi se hetimi pritet të shkojë deri në fund, duke nënvizuar se, sipas tij, ekziston edhe mbështetje dhe presion ndërkombëtar për zbardhjen e plotë të çështjes.

Hoxha u shpreh se kjo dosje mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta politike, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.

“Lajm i mirë, vetëm kaq ka zbuluar, mund të jenë shumë e më shumë prona të tjera. Sepse siç e kemi theksuar edhe më parë si opozitë, ky është kopshti privat i Edi Ramës. Sepse çdokush që mund të hynte për një pronë publike rrëmbehej nga ky grup i strukturuar kriminal, bashkë me oficer të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm në këtë sektor. Besoj se kësaj çështjeje do i shkohet deri në fund, fal edhe presionit të ndërkombëtarëve, për ta çuar këtë dosje deri në fund, e cila natyrisht do marrë më vete edhe kryeministrin Edi Rama, si dhe qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.