AKTUALITET
Aksident fatal në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga një furgon

Një aksident me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake, Agim Hoxha, 73 vjeç, u përplas nga një furgon teksa po lëvizte në këtë segment rrugor. Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

Kapet me armë zjarri pa leje në banesë/ Arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

Mot i keq/ Reshje shiu e breshëri përfshijnë Gramshin

Aktiv prej 3 ditësh, zjarri mes Voskopojës dhe Lekasit përhapet me shpejtësi





