AKTUALITET
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë/ 7 të plagosur, mes tyre 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë

Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.
Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, makina me targa të Kosovës del nga rruga, plagoset çifti

EMRI- E rëndë në Librazhd/ Gurët e shkëputur nga mali godasin Benzin, vdes 42-vjeçari

VIDEO/ Festivali në Korçë kthehet në thirrje kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

“Lironi çunat, vëllezërit tanë”/ Marshim drejt komisariatit 3 të Tiranës

Protestuesi: Banda e Ramës më grabiti dje djalin, policia bënte sehir

Zjarr masiv në malin e Shëngjinit, flakët përfshijnë hektarë me bimësi





