Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, motoristi niset me helikopter drejt Tiranës

P
Piranjat12 July 2026, 18:59 · 2 min lexim
FOTO/ Aksident i rëndë në aksin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit, ku janë përplasur një motomjet me targa greke EOK 435, i drejtuar nga Jorland Koçi, dhe një kamion me targa AB236YG, që drejtohej nga shtetasi Edlir Kore.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë, mjekët kanë vendosur transferimin e tij drejt Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar. Helikopteri ka mbërritur në Gjirokastër dhe po kryen transportimin e të plagosurit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FOTO/ Aksident i rëndë në aksin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.