Aksident i rëndë në Bradashesh-Peqin, humb jetën një grua 60-vjeçare

Një shtetase rreth 60-vjeçare ka humbur jetën sot në mëngjes pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Bradashesh-Peqin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Njoftimi i plotë
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti i drejtuar nga shtetasi F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

“A mund të mbytet klithja e zemrës së një gruaje?”Letra e Liri Belishovës nga internimi: 11 vjet pa parë burrin dhe 12 vjet pa takuar vël...

KPP rrëzon ankesën për stacionin hekurudhor të Rinasit, hapet rruga për vijimin e projektit

Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit





