Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.
Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra
Lexo edhe
AKTUALITET
Parashikimi i motit për sot, e shtunë 4 prill 2026

U denoncua nga Piranjat/ Shoqërohet në polici babai që bëri pazar me vajzën e tij 15-vjeçare

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedent për armë dhe drogë

“Veliajn e kapën për zverku dhe e futën brenda”, Hoxha: Pse me Ballukun vepruan me 2 standarde

FOTO+EMRI/ Zbulohet identiteti i autorit të plagosjes së dy të rinjve në Shkodër





