Aksident i trefishtë në afërsi të Rinasit, njëra makinë e anuar në mes të rrugës, paralizohet qarkullimi i makinave

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Qafë-Kasharit, te mbikalimi i Rinasit. Paraprakisht raportohet se për pasojë e përplasjes së tre makinave, mjetet kanë pësuar dëme materiale, ndërsa dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit. Ndërsa pritet që në vijim të kemi një reagim zyrtar nga autoritetet e të mësohet se nëse ka të plagosur si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Referuar pamjeve të publikuara shikohet se njëri nga mjetet ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Ndërsa mjeti i dytë shikohet i anuar në mes të rrugës. Po ashtu, raportohet se është pezulluar qarkullimi i makinave në zonë për disa minuta.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy kulla mes pallateve në Vlorë/ Punimet kthejnë oborrin në grumbullim ujërash të zeza, banorët denoncojnë zaptimin e hapësirës së përbas...

"Rama u largua si skuth nga zyra"/ Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do i kthehen bumerang poshtërsitë e tij

Pankartat nga protesta e 95-të: Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme

I riu bën thirrje për mosbindje civile: T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

‘Mosbindje Civile’ Tepelena: Presim studentët të na bashkohen, dorëheqja e Ramës e panegociueshme

Protesta në Tiranë/ Qytetarët: Kërkojmë revolucion

Turisti bie në humnerë në Shalë, ndërhyn helikopteri

OST njofton ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Elbasanit, ja datat dhe oraret





