Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, pranë fshatit Murras, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një furgon.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të dëmtuarit kanë marrë lëndime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës, normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të dhëna më të plota mbi rrethanat e përplasjes dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Emri/ Aksident tragjik në Ksamil, kush është 20-vjeçari që humbi jetën

EMRI/ 13-vjeçari në Tiranë shkon në banesën e të njohurit dhe përjeton makthin, 31-vjeçari arrestohet pas denoncimit

Zjarri në Finiq del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat në Mesopotam dhe Kostar

FOTO/ Ky është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, baba i tre fëmijëve

Zjarr i madh në Ballsh, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

VIDEO/ Banorët e fshatit Rrodokal në Pogradec riparojnë në mënyrë vullnetare rrugën e degraduar

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur





