Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, pranë vendit të njohur si Manastiri. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shtetas spanjollë që ndodheshin në Sarandë për pushime.
Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe shërbimet e policisë, të cilat u kujdesën për transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit.
Të plagosurit janë identifikuar si Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe. Të dy u dërguan fillimisht në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Sipas mjekëve, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime në pjesën e mesit dhe, për shkak të gjendjes së tij, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, 37-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë dhe po merr trajtim në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi rrethanat që çuan në përplasjen e tre automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Lexo edhe
AKTUALITET
"MABCO" e Pacollit tregon prapaskenat për Aeroportin e Vlorës: Rama refuzoi ftesën tonë, Qeveria e dinte se ç'po ndodhte aty. Na penguan ...

Skandali! Kompania që do të sjellë avionët antizjarr, probleme me ligjin, reagon MM: Është në gjykim, s’ka akoma vendim

MABCO “zyrtarizon” kursin drejt arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës pas lëvizjes së MIE

Mallakastër/ Zjarri del jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijës! Pas Ngrëçanit, pritet ndërhyrja nga ajri

Nga vjedhjet te sulmet online, si po ndryshon harta e kriminalitetit në Shqipëri

Zjarret në Mallakastër/Vihet nën kontroll vatra në Panahor pranë Cfirit. Flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Sot, 118-vjetori i lindjes së Eqrem Çabejt, gjuhëtarit, albanologut e themeluesit të studimeve moderne shqiptare

Nga rrushi i Zegjinesë te misri i Korreshit/ Deputetët ndezin sfidën me fruta-perime në rrjet





