AKTUALITET
Aksident me pesë automjete në autostradën Tiranë-Durrës, krijohen radhë të gjata trafiku

Një aksident me përfshirjen e pesë automjeteve ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe krijuar radhë të gjata mjetesh.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka përfshirë disa automjete, ndërsa për pasojë lëvizja në këtë aks është ngadalësuar ndjeshëm.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të plagosur apo për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e Policisë dhe shërbimet përkatëse, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
View this post on Instagram
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Kërkesa e PS-së për përjashtimin e Agron Shehaj nga Kuvendi, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon pas shoqërimit të protestuesve: Do të zbardhim çdo rast, do të ndiqet rruga institucionale

EMRAT/ Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores së Korçës Anila Kalanxhi

Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

Mashtroi me dokumente/ Tenderi 700 mijë euro zbulon lidhjet mes Rakip Sulit dhe firmës "Bonus"!





