Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj, 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur

P
Piranjat19 July 2026, 14:54 · 2 min lexim
Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj, 7 persona të plagosur, mes tyre

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa në përplasje janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin me inicialet D. L. dhe një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi A. L.

Për pasojë të aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 12 dhe 9 vjeç. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Milot/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2026, rreth orës 11:00, në aksit rrugor Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12 vjeç dhe 9 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.