Aksident në Elbasan/ Po kalonte rrugën, këmbësorja përplaset nga makina

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në Elbasan, në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet.
Sipas burimeve nga vendngjarja, gruaja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, kur u godit nga një autoveturë që po qarkullonte në atë segment rrugor.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën qytetarë dhe shërbimet e urgjencës së Spitalit Rajonal Elbasan, të cilët i dhanë ndihmën e parë të lënduarës. Më pas ajo u transportua me ambulancë drejt repartit të kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Gjendja shëndetësore e gruas nuk bëhet ende e ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”/ Autori i maskuar me silikon dhe paruke me flokë të gjatë

“Na zgjojnë çdo ditë në 06:30”/ Banorët e Lagjes 5 në Durrës denoncojnë ndërtimin: Jemi me fëmijë të vegjël, zhurma është e padurueshme ...

Jennifer Lopez në Shqipëri? Blendi Gonxhja: Ja pse e refuzuam, kërkoi…

Akuzohet për shpërdorim detyre! Mbahet sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

Dosja e tenderëve 30 mln euro, nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës dhe zyrtarët e tjerë





