Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, lëndohen katër persona

Një aksident rrugor është regjistruar sot, në aksin Vlorë–Kuç, në vendin e quajtur “Ura e Laskos”.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Suzuki” me targë AA912YO, me drejtues shtetasin S. Z., dhe një mjet tip “Nissan” me targë AB753TO, me drejtues shtetasin I. Gj.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit “Nissan”, së bashku me dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, N. Gj. dhe A. Gj., janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sipas konfirmimit të mjekëve, të dëmtuarit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, testet e alkoolit të kryera për të dy drejtuesit e mjeteve kanë rezultuar 0.00 mg/l.
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Pas pastrimit të parave në ndërtim, qëndrojnë bankat’, Ndoja: Po injektohet para informale dhe me burim të paligjshëm!

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i ka 30-50% më të larta

Nga 800-1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Ishte në arrest shtëpie, por u kap duke shitur kokainë, arrestohet 52-vjeçari në Berat

Banka e Shqipërisë: Kontributi i faktorit punë në rritjen potenciale ekonomike ka rënë

Shtrejtimi i jetesës/ Qiratë dhe transporti "gërryen" xhepat e shqiptarëve edhe në mars

Këmbimi valutor për sot në shqipëri

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si parashikohet moti për sot





