Aksident në Tiranë, përleshje mes të përfshirëve/ Dyshohet se efektivi i policisë nxori armën

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Ibë, në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej automjeteve drejtohej nga një punonjës policie. Pas përplasjes, situata është përshkallëzuar në një konflikt fizik mes disa personave të përfshirë në ngjarje.
Burime bëjnë me dije se gjatë përleshjes dyshohet se efektivi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit, por nuk ka qëlluar me të.
Për shkak të përfshirjes së një punonjësi policie në incident, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes i kanë kaluar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila pritet të verifikojë veprimet e efektivit.
Ndërkohë, po hetohen shkaqet e aksidentit, si edhe dinamika e konfliktit që pasoi përplasjen mes dy automjeteve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

Slloveni endacak në Durrës goditet disa herë me thikë, autorët largohen nga vendi i ngjarjes

U kap me dhjetëra doza kokainë, burg për 48-vjeçarin shqiptar në Britani

“Kemi shkuar në gropë, jo në Europë!”/ Qytetari: Po protestoj për fëmijët e mi, na kanë shkatërruar jetën!

Kryeprokurorit i mbaron mandati, KLP hap garën

Mbi 150 referime nga policia, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

Rriten aksidentet në Shqipëri, 133 vetëm në maj, ja qyteti që kryeson

Bie zjarr në kodrat e fshatit Shtërmen, forcat zjarrfikëse shuajnë flakët pas disa orësh





