Aksident tragjik/ “Audi” del nga rruga, humb jetën shoferi, plagosen tre të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se një automjet tip “Audi”, dyshohet ka lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka goditur nga pas një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i goditur ka dalë nga rruga. Nga mjeti i përplasur ka humbur jetën shoferi 27-vjeçar, i cili po udhëtonte i vetëm. Ndërsa nga automjeti tip “Audi”, ku udhëtonin katër persona, kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, një djalë dhe dy vajza.
Njëri nga të plagosurit po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ndërsa dy vajzat janë transportuar në Spitalin e Pogradecit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Audi” është shoqëruar nga policia dhe po kryhen të gjitha hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve, zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Temperatura deri në 41 gradë, mësoni parashikimin e motit për sot

Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Mbi 100 udhëtime të padeklaruara? Dosja e re e SPAK që mund t’i sjellë Veliajt akuza të tjera

Toni Gogu vonon kërkesën e ekstradimit të Ermal Beqirit: Kemi shumë punë!

Zjarri masiv në Mallakastër del jashtë kontrollit, evakuohen 15 familje nga fshati Riban

Betejë për zonat e mbrojtura apo zonat e mbetura?





