Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p...
AKTUALITET

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete  

P
Piranjat 3 August 2026, 12:44 · 1 min lexim
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë,

Një aksident zinxhir ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit, ku janë përfshirë shtatë automjete.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur fillimisht mes dy makinave, ndërsa pak metra më tutje pesë automjete të tjera janë përfshirë në një përplasje zinxhir.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por nga aksidenti I shumfishtë, lëvizja e automjeteve në drejtim të Tiranës është vështirësuar ndjeshëm, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Situata është rënduar edhe më tej nga një tjetër aksident i regjistruar në krahun e kundërt të autostradës, në drejtim të Durrësit, pranë Maminasit.

Efektivët ndodhen në terren për menaxhimin e trafikut, normalizimin e qarkullimit dhe për dokumentimin e rrethanave që çuan në dy aksidentet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.