Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

P
Piranjat29 June 2026, 11:42 · 2 min lexim
Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

Në gjithë vendin u regjistruan 133 aksidente rrugore gjatë muajit maj, ku 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT.

Në periudhën janar–maj 2026, numri i aksidenteve arriti në 547, nga 529 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 3.4%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë.

Pas një periudhë kur vendi po regjistronte rënie të numrit të aksidenteve duket se tashmë ato janë kthyer në rritje diçka që ndodh tipikisht edhe me rritjen e fluksit të mjeteve dhe qarkullimit në vend si efekt i turizmit dhe aktivitetit ekonomik.

Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara në maj ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25–34 vjeç përbënte pjesën më të madhe të aksidenteve, me 30.8% të totalit. E diela ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të rasteve, ndërsa intervali kohor 08:00–12:00 regjistroi përqendrimin më të madh të tyre, me 27.1% të totalit.

Sipas qarqeve, Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në maj, me 53 raste, nga 30 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë pesëmujorit, në qarkun e Tiranës u regjistruan 235 aksidente dhe 290 persona të vrarë ose të plagosur.  INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe mbeten subjekt përditësimi. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.