Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një grua paraqitet në gjendje të rëndë

P
Piranjat22 July 2026, 17:26 · 1 min lexim
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një grua paraqitet në gjendje

Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një betoniereje ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tip fuoristradë. Si pasojë e përplasjes, betoniereja ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka rënë në rrugën poshtë saj. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i betonieres, ndërsa drejtuesja e fuoristradës është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjetin e përfshirë.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat punuan për nxjerrjen e viktimës dhe dhënien e ndihmës së parë të plagosurës. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.