Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Në betoniere dy persona, ende të paidentifikuar
Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik i cili ndodhi rreth një orë më parë te rrethrrotullimi i TEG-ut. Një kamion është përplasur me një automjet. Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh, 4 familje mbeten në qiell të hapur

Aksidenti tragjik me një viktimë dhe një të plagosur pranë TEG/ Përsëritet tragjedia, rreth 3 vite më parë në të njëjtin vend 3 të rinj h...

U arrestua dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me foshnjën, publikohen pamjet e dhomës ku po mbahet nëna 34-vjeçare

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një grua paraqitet në gjendje të rëndë

SPAK nis ekspertimin e telefonave të Redi Strugës/ Në hetim edhe USB-të, hard disqet dhe DVR-të e kompanisë





