EMRAT/ Aksidenti tragjik në Cërrik, kush janë dy personat që humbën jetën

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik.\
Mësohet se në përplasjen e fuqishme kokë më kokë mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë shkatërruar plotësisht.
Aksidenti i rëndë me dy viktima ka shkaktuar tronditje te madhe banorët e zonës së Mollasit , ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor i policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se përplasja frontale mes dy mjeteve ka qenë fatale për të dy drejtuesit/pasagjerët, por rrethanat e sakta dhe shkaku i aksidentit pritet të përcaktohen pas ekspertizave dhe hetimeve të autoriteteve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Studentja tregon arsyet se pse proteston: E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë familje, mungon meritokracia

Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen "kokë më kokë", humbin jetën dy persona

Zjarr masiv në Novoselë/ Flakët rrezikuan zonat e banuara, neutralizohen pas disa orësh nga zjarrfikësit

Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

Dyshohet se ishin përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: Zorraxhi. Protesta e jashtëzakonshme

Foto/ Kreu i Doganave duke pirë cigare në zyrë! A do ta shkarkojë Rama siç bëri dikur me zv.ministrin e Brendshëm?

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm





