Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, shkon në dy numri i viktimave, ndëron jetë në spital egjiptiani

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.
Po ashtu, burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në betonierë dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve.
Nga përplasja mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit "Audi", shtetasi Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i Saukut, dyshohet se viktima dhe i plagosuri janë egjiptianë, zbulohet identiteti i 28-vjeçarit

Avokati i Popullit në burgun e Ponjskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedu...

Flakët përfshijnë pyllin në Voskopojë, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve pranë vatrës së zjarrit

Motra e Ballukut te kasaforta e shtetit, bëhet zv/drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Çmimi i naftës po rritet në heshtje, kalon mbi 2 mijë lekë për litër

Aksidenti te rrethrrotullimi i Sauk-ut/ Momenti kur “Audi” përplaset me betonieren

Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Në betoniere dy persona, ende të paidentifikuar





