Aksion në Vlorë, shemben ndërtimet mbi kanalet kulluese

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kanë vijuar aksionin për shembjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese të qytetit.
Gjatë kësaj të marte, një tjetër objekt është shembur në lagjen “Kushtrimi”, pasi ndodhej mbi kanalin kullues të zonës. Bëhet fjalë për një market, i cili, sipas autoriteteve, nuk dispononte dokumentacion të rregullt pronësie.
Shembja e objektit synon t’i hapë rrugë rehabilitimit të kanalit kullues dhe përmirësimit të sistemit të kullimit në këtë zonë.
Ky nuk është rasti i parë. Që prej nisjes së projektit janë shembur edhe objekte të tjera përgjatë të njëjtit kanal kullues, i cili shtrihet nga zona kodrinore mbi Spitalin Rajonal të Vlorës deri në derdhjen e tij në hidrovor.
Aksioni është pjesë e një projekti të Bashkisë Vlorë për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese, me synim uljen e rrezikut të përmbytjeve. Vlora është një nga qytetet që ndër vite është përballur me probleme të përsëritura të përmbytjeve gjatë reshjeve intensive.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Aksident në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri/ Plagoset drejtuesi i motorit, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

EMRAT+ VIDEO/ Do të kryenin vrasje, kush janë "killerat" që u kapën në Sarandë

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Francës për ekstradimin e Ermal Beqirit

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

Parandalohet një ngjarje kriminale/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

Dosja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

U kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor, Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit





