Aksion policor si në filma/ Transportuan 61 kilogramë lëndë narkotike me makinë, arrestohet një person, tjetri në arrati

Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të së martës, në zonën e Agia Paraskevi, në Atikë të Greqisë, ka çuar në arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike.
Sipas autoriteteve greke, policët tentuan të ndalonin për kontroll një automjet me dy persona brenda. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi.
Pas pak minutash, automjeti u ndalua nga forcat e policisë. Gjatë kontrollit të kryer në brendësi të makinës u gjetën 49 pako me kanabis, me një peshë totale prej 61 kilogramësh e 250 gramësh.
Njëri prej dy personave që ndodheshin në automjet u arrestua, ndërsa personi tjetër është larguar dhe po kërkohet nga autoritetet.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rolit të personave të përfshirë në transportin e lëndës narkotike.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Rekomandimet e KLSH - Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Përfshihet nga flakët fasada e Postës Shqiptare në Gjirokastër, shmanget përhapja e zjarrit

EMRI/ Sherri me thika tek ish-Parku, 3 të arrestuar dhe një në kërkim

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

'Qeveria kontrollon qytetarët, jo kullat'/ Lika: Tregu i banesave i deformuar, çmimet e apartamenteve të fryrë artificialisht

Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë, sërish në shesh e rrugë: Rama jep dorëheqjen!

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 milionë euro shuma e kursyer për qytetarët





