Aksioni i SPAK, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe një biznesmeni në Durrës

Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të hetimit të SPAK lidhur me dosjen AKSHI. Mësohet se në pranga është vënë edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë edhe në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit hetim. Hetimet e SPAK për çështjen e Ergys Agasit kanë përfshirë disa persona, ndërsa gjatë ditës janë zhvilluar kontrolle dhe janë ekzekutuar masa sigurie në Tiranë dhe Durrës.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksioni i SPAK/ Kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina në vend

SKANDAL në Kukës/ Rubineti nxjerr ujë me baltë, qytetari: Këtë nuk e pi dot askush!

Ilir Proda del nga SPAK, ecën me kokën ulur dhe cigare në dorë

Pas kontrolleve në banesa, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK

GJKKO firmosi masë sigurie me kërkesë të SPAK, ja dy akuzat që rëndojnë ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni

A është cenuar siguria kombëtare? SPAK lëshoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, hera e parë në historinë e Shqipërisë, kreu i SHISH me ...

Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm vendos sot për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit





