AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga email-et dhe SMS-të në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, në të cilën ka këkruar që ata të tregohen vigjilentë ndaj mesazheve dhe email-eve mashtruese që përdorin emrin dhe identitetin vizual të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera.
Në njoftimin e tyre thuhet se këto mesazhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve përmes mashtrimeve të njohura si “phishing”. Në mesazhet e dërguara ndaj qytetarëve thuhet se ai/ajo ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, se llogaria bankare është bllokuar. Sipas kësaj ai duhet të veprojë menjëherë për të shmangur pezullimin e një shërbimi.
Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare.
“Një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të komprometuar të dhënat tuaja. Qëndroni vigjilentë dhe verifikoni gjithmonë përpara se të veproni”, thekson AKSK në njoftimin e saj.
AKSK këshillon që çdo njoftim të verifikohet vetëm përmes faqeve dhe kanaleve zyrtare të bankës ose institucionit përkatës. Ajo bën thirrje që rastet e dyshimta të raportohen pranë autoriteteve kompetente dhe institucionit që po imitohet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet në Mëzez një 38-vjeçar! Kapet me qese me kokainë në automjet, gati për shitje

Rritje e menjëhershme e çmimeve të karburanteve! Nafta dhe benzina shtrenjtohen pas largimit të Bordit të Transparencës

EMRI/ 33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”/ Dëshmia që tronditi Shkodrën dhe zbulon mentalitetin pas femicidit

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët shkrumbuan tokën e fqinjit dhe e plagosën! Arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Kapet me doza kokaine në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez

VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar

Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko





