Aktivisti: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria

Protesta kundër qeverisë vijon për të 72-tën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, aktivisti Edison Lika e cilësoi protestën si një rezistencë mbarëkombëtare, duke theksuar se kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar që prej nisjes së saj.
“Bashkohemi përsëri në shesh në ditën e 72-të të kësaj proteste, më të bukurën që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Bashkohemi sot në ditën e 72-të të kësaj rezistence mbarëkombëtare dhe kërkojmë edhe sot, si ditën e parë, dorëheqje”, u shpreh Lika.
Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit, duke brohoritur: “Rama jep dorëheqjen” dhe “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”.Në protestë janë dëgjuar edhe thirrje të tjera politike, mes tyre: “Sara Mila, ushtri e Sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit!”, “Ramovic, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!” dhe “Ju erdhi fundi!”.
Tubimi vijon para Kryeministrisë, ndërsa protestuesit shprehen se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e qeverisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zhduket i moshuari italian në jug të Shqipërisë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhupa: Turistët dalin nga deti me njolla vaji në trup, Bashkia Vlorë me pushime

Mos u nisni! Bllokim total trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Protesta në ditën e 72, thirrja e qytetarit: Të merret shembulli i Poliçanit, të digjen teserat e PS

I rritur me prindër të divorcuar, detaje nga jeta e Kristjan Sterjos, një vit më parë plagosi të atin

U arrestua për një arkë me peshk, Kushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën

“SHBA dhe Europa janë me ne!”/ Sot protesta e 72-të kundër Ramës dhe qeverisë, qytetarët mbldhen në revoltë: Kryeministri është kriminel...

Protestë në Orikum/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë





