Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Aktivisti Arbër Lleshi denoncon dhunën policore: Më dhunuan në makinën e policisë, më kërcënuan më mbyllin gojën

P
Piranjat 6 July 2026, 16:31 · 2 min lexim
Aktivisti Arbër Lleshi denoncon dhunën policore: Më dhunuan

TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka denoncuar publikisht një rast të rëndë të dhunës fizike dhe psikologjike që pretendon se është ushtruar ndaj tij nga efektivët e policisë gjatë dhe pas protestës së para Kuvendit.

Lleshi ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve, duke theksuar se ndaj tij është ushtruar dhunë barbare, fillimisht në shesh e më pas brenda automjetit të policisë.

Lleshi tregon se ndalimi i tij ka ndodhur në mënyrë të paqartë, pa iu komunikuar zyrtarisht arrestimi. Sipas tij, në momentin që ka kërkuar shpjegime për të tjerë protestues të dhunuar, situata ka degraduar në përdorim force.

Deklarata e tij:

“Po pres ende për mjekësinë ligjore, prej 4 ditësh nuk më është ofruar asnjë ndihmë mjekësore. Jam dhunuar nga persona të paidentifikuar brenda makinës së policisë. Dy persona me uniformë ishin ulur para dhe një civil pas, më ka dhunuar dhjetëra herë, Më tha jam gangster i gangsterave dhe do t’jua mbyll gojën me ngjitëse. Nuk ma kanë marrë parasysh denoncimin dhe s’kam marrë ndihmë mjekësore. 

Unë s’kam dhunuar askënd, s’ka asnjë filmim për këtë. Më kanë mbajtur 72 orë për kundërshtim, shkatërrim automjetesh, organizim tubimesh të paligjsjme, prokuroria i ka çuar akuzat në gjykatë.

Ai dialog ka qenë pyëtje nga ne se ku ndodeshin personat që ishin dhunaur barbarisht dhe më thanë që s’e kanë për detyrë ttë japin shpjegime, në një moment një nga efektivët mundohet të më tërheqi. Nuk më është thënë që isha i arrestuar, pas 5 metrash kuptova që donin të më shoqëronin, më shtrinë përdhe, më goditën me shkop gome dhe shkelma. Vetëm sot kam mundur të vij te Mjekësia Ligjore, duhet ta ndjek penalisht këtë situatë, është e patolerueshme që nuk mu ofrua ndihma”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.