Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
AKTUALITET

Aktivisti: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu në bulevard derisa të rrëzohet Rama

P
Piranjat 6 July 2026, 20:45 · 2 min lexim
Aktivisti: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu në bulevard

Në nisje të protestës së 37-të para Kryeministri, aktivisti Edison Lika u shpreh se këtë verë shqiptarët kanë anulluar pushimet pasi do i kalojnë aty në Bulevard deri në rrëzimin e Ramës.

Ai theksoi se shqiptarët e kanë seriozisht kësaj here dhe se kanë bërë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite.

Edison Lika: 36 vite tranzicion i kemi hedhur poshtë në 36 ditë. Ju bëtë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite.

Ju jeni krenaria e këtij vendi. Nuk do e lini kurrë këtë shesh bosh. Rama jepe dorëheqjen.

Duket sikur pas 36 ditësh, e kemi harruar atë që na ka mbledhur Rama në burg, Berisha në burg. Duket se shqiptarët sivjet nuk do bëjnë pushime. Pushimet janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Shpresa e tyre është të largohemi. Arma jonë është rezistenca. U themi atyre që hapën tv me shpresën se nuk do jemi këtu.

Ne jemi këtu më të fortë se kurrë. Po do jemi këtu çdo ditë derisa ky kryeministër të largohet.

Si thanë do fillojë botërori dhe do largohen. Botërori po mbaron dhe ne do jemi këtu. Sepse Shqipëria e re dhe fundi i këtij regjimi, nuk arrihet me 37 ditë, do jemi këtu derisa ajo të arrihet. Kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht. Më pas iu ka treguar qytetarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E në fund fare u treguan ndërkombëtarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E çdo ditë që kalon nga një aleat do shtohet.

Na shtohen ne dhe ia pakëson atij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.