Aktivisti : Rama e ka popullin kundër, protestat kanë hyrë në fazë vendimtare

Aktivisti Përparim Gjeka ka komentuar protestat masive kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u shprehur se kryeministri tashmë e ndien se “e ka popullin kundër” në shumë qytete të vendit. Ai tha se do të ishte naive të pritej dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit, por theksoi se protestat kanë shënuar tashmë fitore në disa drejtime dhe duhet të vazhdojnë deri në largimin e tij.
Gjeka vlerësoi se faktori ndërkombëtar është i pozicionuar në favor të qytetarëve, duke përmendur edhe zhvillimet në Parlamentin Europian dhe kërkesat për masa për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, të cilat ai i cilësoi si “presion ndaj qeverisë”.
Ai shtoi se edhe ndërhyrjet e SPAK në disa raste të fundit tregojnë, sipas tij, ndikimin e protestave në zhvillimet institucionale, duke kërkuar më shumë organizim për fazën e ardhshme të lëvizjes. Në përfundim, Gjeka propozoi krijimin e një qeverie tranzitore pas largimit të kryeministrit, e cila sipas tij duhet të jetë teknike dhe nën presionin e protestave, faktorit ndërkombëtar dhe SPAK-ut, për të çuar vendin drejt zgjidhjes së krizës.
“Pas kryeministrit, duhet të ketë një qeveri tranzitore, apolitike, do të miratohet në Kuvend. Do të jetë gjithmonë nën trysninë e tre vektorëve të tjerë. Kjo politikë e ka humbur moralin e vet për të bërë ligje. Tre faktorët e tjerë: Protesta, ndërkombëtarët dhe ndikimi i SPAK mendojmë se do të krijojnë presionin e duhur që të marrin edhe vendime jo politike, por në të mirë të vendit për zgjidhjen e kësaj krize. Njerëzit do të jenë teknicien.”, shtoi ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Largoi Cakranin nga mbrojtja/ Zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën ditët e fundit në burg

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës

Detaje/ Ky është Nikolla Agolli, autori i dyshuar për plagosjen e Brian Syzos

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec/ Autori i dyshuar u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit në 2025-ën

Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok!

Braktisi makinën në Qafë Thanë, kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, mandati i Olsian Çelës përfundon në dhjetor





