Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
AKTUALITET

Aktivistja: Më 7 shtator, protesta e 100-të, të gjithë në shesh! Nuk ndalemi pa ikur kjo klasë politike

P
Piranjat 3 September 2026, 20:38 · 2 min lexim
Aktivistja: Më 7 shtator, protesta e 100-të, të gjithë

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë, ka paralajmëruar nisjen e protestave të banorëve të Rrjollit për çështjen e pronave dhe tokave të tyre.

Sipas Kokajt, banorët e Rrjollit do të nisin protestat më 12 shtator, ndërsa ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen dhe t’i mbështesin në kauzën e tyre.

“Ne nuk ndalemi vetëm me ligjin, as me anulimin e investimeve strategjike, as me anulimin e Paketës së Maleve dhe Kodit Zgjedhor. Pa ikur kjo klasë e vjetër politike, ne nuk ndalojmë dhe nuk mjaftohemi”, u shpreh Kokaj.

Aktivistja ndaloi edhe te protesta e 100-të, e cila sipas saj do të mbahet më 7 shtator. Ajo kërkoi pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke bërë thirrje që protestuesit të mblidhen përpara Kryeministrisë.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë shesh për të rrethuar Kryeministrinë derisa kryeministri i vjedhur i shqiptarëve të largohet”, deklaroi ajo.

Kokaj paralajmëroi gjithashtu se më 12 shtator pritet të mbërrijnë edhe pjesëtarë të diasporës, duke kërkuar që protestuesit të jenë të bashkuar për këtë etapë të rezistencës.

Sipas saj, presioni i qytetarëve do të vijojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.