Aktivistja Sidorela Vatnikaj: “Hetoni Ramën!” SPAK po vepron te KKT dhe AZHT

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar për zhvillimet e fundit lidhur me veprimet hetimore të SPAK dhe BKH në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave (KKTU), duke i cilësuar si një sinjal pozitiv. Nga protesta, Vatnikaj deklaroi se këto institucione kanë një rol kyç në vendimmarrjet për zhvillimin e territorit, dhe se të gjitha projektet e miratuara, janë me firmë të kryeministrit Rama.
“Në këto institucione kalojnë vendimet më të rëndësishme për zhvillimin e territorit, të gjitha me firmën e kryeministrit Rama. Në këto institucione miratohen kullat, resortet dhe të gjitha projektet strategjike. Pikërisht për këto institucione i drejtohemi institucioneve të drejtësisë që të verifikojnë nëse janë respektuar ligji, procedurat, transparenca dhe interesi publik”, tha ajo.
Më tej, aktivistja theksoi se protestuesit mbështesin drejtësinë, por kanë një kërkesë thelbësore, duan hetimin e kryeministrit Edi Rama.
“Dhe, si ditën e parë, i drejtohemi institucioneve të drejtësisë se jemi në mbështetje, por kemi një kërkesë: “Hetoni Ramën””, përfundoi ajo.
Aktivistja Vatnikaj: Falë mbështetjes që kemi marrë deri më tani, mendoj se sot është një ditë e rëndësishme për të folur dhe për të nxitur. Lajmi se SPAK dhe BKH po kryejnë veprime hetimore në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave është një sinjal shumë pozitiv.
Prej kohësh kemi thënë se pikërisht në këto institucione kalojnë vendimet më të rëndësishme për zhvillimin e territorit, të gjitha me firmën e kryeministrit Rama.
Në këto institucione miratohen kullat, resortet dhe të gjitha projektet strategjike. Pikërisht për këto institucione i drejtohemi institucioneve të drejtësisë që të verifikojnë nëse janë respektuar ligji, procedurat, transparenca dhe interesi publik.
Për këto arsye, fakti që këto institucione janë sot në fokusin e SPAK-ut është për t’u përshëndetur. Hetimet duhet të shkojnë deri në fund, pa bërë përjashtime dhe pa standarde të dyfishta. Dhe, si ditën e parë, i drejtohemi institucioneve të drejtësisë se jemi në mbështetje, por kemi një kërkesë: “Hetoni Ramën”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

Arrestimi i 34-vjeçares bashkë me foshnjën/ Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan të posaçëm përkujdesjeje

Dita e 53-të e protestës/ I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksidenti tragjik te Unaza e Madhe, ja momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi

“Kemi triumfuar 53-0 ndaj pushtetit”/ Aktivisti sjell pankartën e veçantë: Kanë zgjedhur të humbasin legjitimitetin, nuk kanë asnjë sukse...





