Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

AKU i bllokoi 4 ton bimë medicinale, reagon Ylli Merja: Kontrolli ishte i befasishëm

P
Piranjat 6 April 2026, 15:56 · 2 min lexim
AKU i bllokoi 4 ton bimë medicinale, reagon Ylli Merja: Kontrolli ishte i

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka zbuluar dhe bllokuar në ambientet e një magazine të subjektit “Merja”, një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara bimësh të thata, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketë, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën dhe përbërjen e tyre.

Këto bimë u bllokuan duke mos u lejuar tregtimi i tyre. Në lidhje me këtë, mjeku popullor Ylli Merja ka folur sot duke thënë se është befasuar pasi asnjëherë më parë nuk ka patur probleme gjatë kontrollit të AKU-së.

“Ne kemi një aktivitet të licencuar dhe të ligjëruar që prej vitit 2008. Nuk kam patur asnjëherë probleme. Para disa ditësh bëhet një kontroll nga AKU. Ne kemi mbajtur një sistem të dhënash ku mbanim nën kontroll si fermerët nga merrnim bimët dhe pagesat, ashtu edhe kushtet. Materiali i bimëve medicinale grumbullohet fillimisht, më pas pastrohet dhe kalon në një dhomë tjetër ku ndahet dhe i vendosen etiketat, e më pas seleksionohet.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur bimët janë të miksuara. Nuk e di pse u ndalua. Ndoshta ata duan një etiketë ku shkruhet ‘në gjysmën e prodhimit’. Më parë nuk ma kanë kërkuar. Kontrolli ishte i befasishëm. Ne produktin e blejmë nga fermerët shqiptarë por dhe e importojmë.

Importi është me dokumente, ndërkohë tek fermerët vetëm është bimë e egër dhe ne nuk marrim etiketë. Nga ata marrim nipt-in, produkti pastrohet dhe më pas ndahet e përpunohet. Kontrolli i fundit para këtij rasti ishte në vitin 2025. Aty nuk ka asnjë toksinë. Le të shkojmë ta analizojmë.

Punonjësit e AKU nuk kanë marrë asnjë kampion. Kanë kërkuar vetëm etiketa, pyetën çfarë çajrash ishin.

Unë do e ndjek këtë punë duke marrë mostra dhe duke i dërguar në laborator për të bërë analizën biologjikë për nivelin e toksicitetit. Burrërisht betohem që nëse del diçka e tillë unë mbyll biznesin”- tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.