AKU në aksion/ Sula: Nuk ka tolerancë për shkeljet, çdo produkt duhet të jetë i sigurt për konsomatorët

Inspektori i Përgjithshëm i AKU, Dashnor Sula, dhe Drejtoresha e Përgjithshme, Blerina Gjylameti, kanë zhvilluar një vizitë në terren në Shkodër për të ndjekur nga afër inspektimet dhe kontrollet në sektorin ushqimor, duke përfshirë përpunimin e qumështit dhe prodhimin e vezëve.
Gjatë vizitës, ata kontrolluan zbatimin e procedurave standarde të inspektimit, kushtet higjieno-sanitare, gjurmueshmërinë e produkteve dhe respektimin e ligjit nga operatorët.
Trupa inspektuese u udhëzua për të standardizuar hapësirat e inspektimit dhe për të raportuar gjetjet në mënyrë të njëjtë, për të rritur transparencën dhe efektivitetin e kontrolleve. Në fokus ishte gjithashtu pika kufitare Hani i Hotit, ku u vëzhguan procedurat për hyrjen dhe daljen e produkteve, me qëllim forcimin e sigurisë së zinxhirit ushqimor.
AKU ka riafirmuar angazhimin për të zbatuar standarde të njëjta inspektimi, të harmonizuara me praktikat e Bashkimit Evropian, dhe për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit, duke garantuar produkte të sigurta në treg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, paralizohet aksi drejt Selitës

Gjyqi ndaj Shkrelit/ Dëshmitarët me rrëfime kontradiktore, zbardhen kundërshtitë e SPAK-ut

Pas rikthimit në qeli, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro transferohet drejt burgut të Fierit

Ngjarje e rëndë në Rinas/ Qytetari përplas 4 automjete dhe kërcënon kalimtarët me hanxhar

Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru denoncojnë gjendjen skandaloze: Uji na hyn në shtëpi, rruga e pashtruar prej 30 vitesh

Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij në Korçë, policia shoqëron disa persona

Vrasja e të moshuarit në Korçë ende mister, shoqërohen disa persona; dyshohet se autori njihte viktimën

Vrasja në Elbasan/ Apeli liron nga qelia Kujtim Pishën, rojen e biznesit të Mëhallës





