SKANDAL/ Syri i Kaltër në duart e një ''rrjeti familjar'', ja skema e paligjshme

Një denoncim, i shoqëruar me video, ka mbërritur në redaksinë e Piranjave, duke ngritur dyshime serioze për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.
Sipas informacionit të ardhur nga denoncuesi, pretendohet se në qendër të akuzave është drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili sipas denoncuesit mësohet se ka lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër. Denoncimi ngre shqetësimin se një subjekt privat, i lidhur familjarisht me persona të administratës, operon pa autorizimet përkatëse duke mbledhur të ardhura nga turistët.
Sipas dëshmisë, individë të paautorizuar vendosin tarifa për vizitorët në këtë zonë të mbrojtur natyrore, ndërkohë që këto të ardhura nuk kalojnë në kanalet zyrtare shtetërore. Më tej pretendohet se aktiviteti zhvillohet edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, çka ngre pikëpyetje të forta për sigurinë dhe ligjshmërinë e këtij operimi.
Denoncuesi thekson gjithashtu se personi i përfshirë është i punësuar në Bashkinë Gjirokastër dhe paralelisht ushtron aktivitet në zonën e mbrojtur, duke e kthyer këtë në një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin! Ish vartësi i Ballukut mbetet në qeli

Holanda u rikthye si investitori më i madh i huaj në Shqipëri

Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare/ Reagon AKSK: Janë ekspozuar disa të dhëna

Presioni në tregun e punës, bizneset rrisin pagat, por sakrifikojnë shpërblimet dhe trajnimet

Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia

Ferma me kanabis/ SPAK shpall pretencën: 133 vite burg për 17 të pandehurit

Një pjesë e Vlorës pa ujë, defekt i rëndë në lagjen '10 Korriku'





