Akuzat për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim i padrejtë i pronave, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, ndërsa për një ish-hartograf pranë ASHK-së Fier është caktuar masa “Detyrim për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”.
Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier ka ekzekutuar 3 masa të tjera sigurie ndaj shtetasve: Ervin Habilaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
Ertis Shehu, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e dytë të sigurisë “Arrest në burg”; Emiljano Ruko 40 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi, në vijim të hetimeve, ka rezultuar se shtetasi E. H., në bashkëpunim me shtetasin Ertis Shehu, ish-drejtor i ASHK-së, i cili mori masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u vu në pranga tre ditë më parë, si dhe me ndihmën e shtetasit E. R., i cili në atë periudhë ushtronte detyrën e topografit pranë ASHK-së, kanë falsifikuar dokumente, me qëllim përfitimi të padrejtë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shpërdorimit të detyrës, fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së shtetasve të tjerë në këtë skemë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Emrat/ Steka cigaresh, rroba dhe enë kuzhine kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për dy doganierë

Protestë në Vlorë/ Qytetarët kundër muzeut hebraik

“E godita në zemër”/ Vrau me thikë gruan, zbardhet dëshmia e Hysni Patushit

Goditet rrjeti i kokainës në Laç/ Arrestohen dy të rinj, iu sekuestruan 80 doza gati për shitje

Aksident në aksin Fier-Patos/ Shpërndarësi i picave përplaset me automjetin, plagoset në këmbë





