Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, avokatit Çlirim Shahini dhe dy biznesmenëve, Vasil Bakalli dhe Pando Papuçi.
Të katërt akuzohen për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas hetimeve të SPAK, ish-prokurori Kledian Llaho dyshohet se ka shfrytëzuar detyrën për të favorizuar persona nën hetim në këmbim të përfitimeve financiare.
Hetimet kanë zbuluar se një qytetar me inicialet M.A., i cili po hetohej nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre”, kishte detyrime financiare ndaj vjehrrit të prokurorit Llaho për një investim në një hotel. SPAK thotë se Llaho i ka kërkuar të hetuarit që shumën prej 1.8 milionë lekësh t’ia kthente vjehrrit të tij përmes biznesmenit Vasil Bakalli, me premtimin për lehtësim të pozitës procedurale në hetim. Në dosje përmendet edhe biznesmeni Pando Papuçi, i cili sipas SPAK ka dhënë 30 mijë euro ryshfet për Kledian Llahon dhe Vasil Bakallin, me qëllim ndikimin tek prokurorja e çështjes së tij.
Po ashtu, SPAK pretendon se Papuçi i ka dhënë edhe 25 mijë euro avokatit Çlirim Shahini, pasi ky i fundit i kishte premtuar ndikim tek gjyqtarja e çështjes.
SPAK deklaron se akuzat janë dokumentuar përmes veprimeve hetimore dhe metodave speciale të hetimit. Në seancën paraprake të zhvilluar më 6 maj, gjyqtarja Engjëllushe Tahiri vendosi kalimin e çështjes për gjykim nga një trupë me tre gjyqtarë.
Ndërkohë, Pando Papuçi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May17:12
U helmuan 56 studentë të Akademisë së Policisë, këto janë pamjet brenda kuzhinës ku ushqimi ishte i kontaminuar
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas një dyshimi për helmim ushqimor, ndërsa polici...
AKTUALITET
7 May17:04
Ilir Meta kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës ...
AKTUALITET
7 May16:40
MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qa...
AKTUALITET
7 May16:32
Protesta e PD-së, ja rrugët që do të bllokohen nesër
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi që do të mbahet më 8 maj 2026, në orë...
AKTUALITET
7 May16:11
“AKSHI”/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak Mirlinda Karçanajn
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Fillimisht, ajo ishte vendosur n...
AKTUALITET
7 May15:51
E rëndë, një i ri gjendet i pajetë në lumin Osum
Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në...
AKTUALITET
7 May15:16
Gjykata e Apelit në kolaps, rreth 57 mijë çështje në pritje të gjykimit në fund të 2025
“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”. Duket se kjo shprehje po vijon të gjejë vend për fat të keq ...
AKTUALITET
7 May14:56
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Zhupa: Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Paguajmë çmimet më të larta
Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend u ndal te situata e rëndë ku 56 studentë të Akademisë së Siguris&eu...
AKTUALITET
7 May14:53
Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkol...
AKTUALITET
7 May14:37
Hita: Ja si do informohen qytetarët për ngjarjet e rënda kriminale
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj, ka dalë këtë të enjte, më 7 maj, në një konferencë për med...