EMRI/ Akuzohet për abuzim seksual me mbesën 15-vjeçare, lihet në burg 39-vjeçari

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, i dyshuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij 15-vjeçare.
Mesohet se i pandehuri nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të papërshtatshëm me të miturën dhe se denoncimi është i sajuar nga kunata, me të cilën pretendon se ka konflikt për çështje pronësie.
Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Ervis Koxhaj vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Likajn, banues në fshatin Gjeroven, Berat.
39-vjeçari u vu në pranga tre ditë më parë, pas kallëzimit të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat nga e mitura me iniciale N.L. dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, sipas nenit 200/2 të Kodit Penal.
Lexo edhe
AKTUALITET
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Të gjithë e dinë ku u vra djali im, vetëm SPAK-u nuk e di

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Rrezik i hapur në mes të fshatit/ Transformatori i amortizuar alarmon banorët (VIDEO)

Vrasja e Miklovan Dakajt/ Mediat spanjolle: Krimi i dhunshëm shqiptar kontrollon jugun e vendit

Mafia shqiptare ‘pushton’ Perunë: Rruga e re e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës

Ekspertja kritikon qeverinë për “naftën”, Guxholli: Ndërhyrje e vonuar, nuk zgjidh spekulimin dhe mosfunksionimin e tregut!

Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore





