Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura, shqiptari i tregon gishtin e mesit familjarëve në gjyq

P
Piranjat21 July 2026, 21:18 · 1 min lexim
Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura, shqiptari i tregon

Endi Balla, me origjinë shqiptare ka refuzuartë deklarohet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë edhe një herë procesin gjyqësor.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights.

Sipas mediave amerikane, avokati mbrojtës Sam Bennet deklaroi se klienti i tij kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës.  Kur gjyqtari e pyeti Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, por ai u përgjigj shkurt: “Jo”. Pas refuzimit të marrëveshjes, çështja do të vijojë drejt gjykimit.

Gjatë paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, Balla shkaktoi tension me sjelljen e tij.

Në një moment ai tentoi të komunikonte me personat në sallë dhe më pas u tregoi gishtin e mesit familjarëve të dy vajzave të mitura, sipas raportimeve nga mediat lokale amerikane. Sjellja e tij solli reagime në sallë, ndërsa avokati dhe gjykatësi ndërhynë për të vendosur rregull.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.