Alarm mjedisor në Vjosë, Bashkia Këlcyrë depoziton mbetjet në ambient të hapur pranë lumit

Mbetjet urbane të mbledhura nga Bashkia Këlcyrë depozitohen në një ambient të hapur pranë lumit Vjosa, duke ngritur shqetësime për ndikimin që kjo praktikë mund të ketë në mjedis dhe në ekosistemin e zonës.
Venddepozitimi ndodhet në afërsi të shtratit të lumit, ku mbetjet grumbullohen në siperfaqe të hapur. Banorët shprehen të shqetësuar për ndotjen, aromat e pakëndshme dhe rrezikun që mbetjet të përhapen drejt lumit, veçanërisht gjatë reshjeve ose erërave të forta.Lumi Vjosa, i shpallur Park Kombëtar dhe i njohur për vlerat e tij unike natyrore, vijon të përballet me problematika që lidhen me menaxhimin e mbetjeve.
Depozitimi i mbetjeve urbane nga Bashkia Këlcyrë në një ambient të hapur pranë lumit ka rikthyer në vëmendje nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet mjedisore.
Mbetet për t'u parë se çfarë masash do të ndërmarrë Bashkia Këlcyrë dhe institucionet përgjegjëse për trajtimin e kësaj situate dhe për mbrojtjen e një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të vendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura, shqiptari i tregon gishtin e mesit familjarëve në gjyq

“Ditën e enjte të gjithë para Kuvendit”/ Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne...

Detajet nga atentati në Elbasan: Autori ishte veshur për Halloween, u ndalua nga 5 fëmijë që donin të luanin me të

Debatet për ngjyrën e lëkurës së Helenës te filmi Odiseja, reagon Flutura Açka: Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu

“Në spitale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një koncert”/ Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe largimin e Ramës

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve

Banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin, në Prrenjas organizohet protestë kundër reformës territoriale





