Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Alarm në Fier/ Banorët e “Afrim i Ri” përballen me ndërtim të paligjshëm dhe kërcënime, kërkojnë ndërhyrje urgjente

P
Piranjat25 March 2026, 21:19 · 2 min lexim
Alarm në Fier/ Banorët e “Afrim i Ri” përballen me

Banorët e zonës “Afrim i Ri” në Fier kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me ndërtimin e një grumbulluesi të ujërave të zeza, për të cilin pretendojnë se po realizohet pa leje ndërtimi dhe në një zonë të banuar. Sipas denoncimit të bërë në redaksinë tonë Piranjat news nga një prej banorëve, situata është përshkallëzuar ditët e fundit. Ai shprehet se ky projekt nuk është konsultuar me asnjë dhe se projekti paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Banorët deklarojnë se kanë marrë informacione se autoritetet do të rikthehen sërish në zonë në ditët në vijim, të shoqëruar nga forcat e policisë, për të vijuar punimet.

Ata pretendojnë se po ushtrohet presion dhe kërcënim ndaj tyre për të mos kundërshtuar ndërtimin.

“Ky investim është i paligjshëm dhe po bëhet në mes të një zone të banuar. Kemi frikë për jetën dhe shëndetin tonë. Kërkojmë transparencë dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse,” shprehen banorët.

Komuniteti i zonës “Afrim i Ri” i bën thirrje autoriteteve që të verifikojnë situatën në terren dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij konflikti, duke garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave të banorëve./piranjat news

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.