Alarm në Gjirokastër! Zjarri pranë repartit ushtarak përfshin parkun e bletëve

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në fshatin Gerhot, Gjirokastër.
Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) të Gjirokastrës, njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 12:50. Flakët përfshinë një ambient të rrethuar me rrjetë teli, i përdorur si park bletësh, duke rrezikuar kosheret dhe objektet ndihmëse.
Në vendngjarje ndërhynë dy grupe zjarrfikësish, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e flakëve u dogj një kasolle ku ruheshin materialet e bletarisë, ndërsa të gjitha kosheret e bletëve u shpëtuan pa pësuar dëme.
Dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve. Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr në malin e Vinës në Gramsh, zjarrfikësit ecën dy orë në këmbë për të shuar flakët

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari, pritet ekstradimi

Aksident/ Dy automjete përplasen me njëra-tjerën, plagoset një person

"Vitin e kaluar postoi një foto me presidentin Emmanuel Macron"/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Temperaturat ekstreme shtojnë pickimet nga insektet në Belsh, mjekët apelojnë për kujdes





