Alarm për sulme të mundshme në Shqipëri? Lala: Rreziku lidhet me kampin e muxhahedinëve në Manzë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-ve për rrezikun e mundshëm të sulmeve në Shqipëri nga aktorë të lidhur me Iranin.
Sipas saj, rreziku lidhet kryesisht me praninë e rreth tre mijë muxhahedinëve në kampin Ashraf në Manzë. Lala tha se institucionet e sigurisë kanë rritur monitorimin dhe vigjilencën, veçanërisht nga strukturat e antiterrorit.
“Kam patur komunikime me Policinë e Shtetit. Është alarm që është dhënë për disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, pasi ne strehojmë rreth tre mijë muxhahedinë në kampin Ashraf. Nuk e shoh si një rrezik të drejtpërdrejtë për vendin, por mendoj se vetë muxhahedinët në kamp mund të jenë të rrezikuar përmes infiltrimit të elementëve terroristë”, u shpreh ajo.
Sipas Lalës, në të kaluarën janë kryer edhe kontrolle për individë të caktuar që dyshohej se po tentonin të organizonin sulme, por deri tani nuk ka sinjale për një rrezik tjetër konkret.
Një tjetër dimension i rrezikut, sipas saj, lidhet me sulmet kibernetike. Lala tha se nga kampi i Manzës zhvillohen edhe aktivitete kibernetike që synojnë sistemet e Iranit, ndërsa nga ana tjetër hakerë të lidhur me Iranin kanë tentuar të godasin sistemet qeveritare shqiptare.
Ajo shtoi se autoritetet kanë marrë masa shtesë sigurie, përfshirë shtimin e pranisë policore pranë ambasadave të SHBA-së dhe Izraelit, kontrolle më të forta në pikat kufitare si dhe monitorim të shtuar në zonat e populluara.
Sipas Lalës, probabiliteti më i lartë për një sulm mbetet ndaj vetë anëtarëve të kampit Ashraf, përmes infiltrimit të elementëve të caktuar, ndërsa strukturat e antiterrorit i kanë këta individë prej kohësh nën monitorim.
Lexo edhe
AKTUALITET
E rëndë në Gjirokastër/ 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht

Grabitën orë Rolex dhe bizhuteri, kapen “skifterët” shqiptarë

I dënuar në Itali, shqiptari refuzon ekstradimin nga Britania: Kam plane për të bërë fëmijë

Babai i dy fëmijëve gjendet i vrarë në banesë, zbardhet shkaku

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Qytetarja dhunohet nga fqinji i prindërve të saj

EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari në Fier, dyshimet

Qeveria nismë ligjore kundër pastrimit të parave

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë





