Alarm/ Krem lajthie me salmonelë nga Gjermania hyn në treg, ndërhyn AKU

Një produkt ushqimor i importuar nga Gjermania ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend. Bëhet fjalë për krem lajthie në kakao, i sjellë nga kompania “Lengo Group”, e njohur edhe për rrjetin e marketeve “Baronesha”, i cili rezulton me përmbajtje të bakterit të rrezikshëm Salmonella spp.
Njoftimi është shpërndarë përmes sistemit europian të alarmit të shpejtë për ushqimet (RASFF), duke vënë në dijeni edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU). Pas marrjes së informacionit, AKU ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar tregtimin e produktit dhe duke nisur tërheqjen e tij nga tregu.
Sipas të dhënave paraprake, pjesa më e madhe e sasisë është bllokuar, ndërsa një sasi e vogël dyshohet se është shitur tashmë tek konsumatorët. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin konsumimin e këtij produkti nëse e kanë blerë, ndërsa vijojnë kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore.


Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri përfshin vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit

Emri/ Po shëtiste turistët, kush është 53-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën në Ujëvarën e Sotirës

Digjet një automjet në bypass-in e Vlorës

Policia jep detaje për aksidentin në Kukës, 56-vjeçari përplasi për vdekje kalimtarin

Turisti rrëzohet nga Ujëvara e Sotirës në Gramsh, dyshohet se ka humbur jetën





