FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u publikuan nga INSTAT.
Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.
Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Përgjithësisht, gjatë viteve të fundit në tremujiorin e parë shtesa natyrore është negative, për shkak të vdekjeve më të larta gjatë periudhës së dimrit.
Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.
Në tremujorin e parë të vitit 2026, lindjet shënuan rritje me 1,0 %, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.
Qarku me më shumë lindje në tremujorin e parë ishte Tirana, më 2.438, ndërsa më më pak lindje Gjirokastër (59).
Krahasuar me T1/2025 rezulton: rritje në 6 qarqe; 1 qark pa ndryshim; rënie në 5 qarqe.
Rritja më e madhe e lindjeve ishte në Berat (+ 14,5 %) dhe rënia më e madhe në Gjirokastër (- 23,4 %).
Po sipas INSTAT, Gjatë vitit 2025, vendi shënoi shtesë natyrore pozitive prej me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025 lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje.
Teksa emigracioni vijon të jetë i lartë dhe vendi nuk ka një shtesë natyrore, Shqipëria pritet të përballet me një tkurrje të lartë të popullsisë në të ardhmen, me efekte të mëdha në ekonomi, që nga tregu i punës deri te skema e pensioneve dhe e kujdesit social për të moshuarit.
Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026” paralajmëroi se Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese.
“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet në raport./Monitor
Punimet që po zhvillohen në qytetin e Lezhë për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza kan&eum...
Një shtetas në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet, me qëllim ekstradimin drejt Kosova, pasi ishte d&e...
Një situatë shqetësuese prej kohësh është denoncuar nga banorët e zonës së Babrru Qendër, të cilët...
Prodhimi i qershive karakteristike të Drenovës në Mallakastër po shkon drejt zhdukjes. Banorët e fshatit thonë se vitet e fundit...
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shqyrtua sot projektligji “Për organizimin dhe funksioni...
Një banor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të deno...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot në GJKKO. Shkreli po gjykohet pas akuzave të SPAK për ...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës s&...
Banorët e zonës pranë shkollës së rikonstruktuar “Klodian Tanushi” në Fresk kanë ngritur shqetësimin p&eum...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj. Ulaj ka pa...