AKTUALITET

Alarmi nga Strasburgu! Raporti i Avokaturës së Shtetit zbardh dështimet e sistemit të ri të drejtësisë; rrezikohet një valë e re dënimesh sistemike

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Korrik 2026, 11:28

Alarmi nga Strasburgu! Raporti i Avokaturës së Shtetit zbardh

Raporti zyrtar i Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) gjatë vitit 2025, i dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, ka nxjerrë në dritë problematika të mprehta dhe kritike që po kalon sistemi shqiptar i drejtësisë. Edhe pse përfaqësimi ligjor ka arritur të shmangë dëme të mëdha financiare në buxhetin e shtetit, gjetjet e Strasburgut ngrenë një alarm serioz mbi funksionimin e gjykatave vendase, duke evidentuar cenim të procesit të rregullt ligjor, kolaps të mekanizmave të kompensimit dhe vendimmarrje arbitrare në nivelet më të larta gjyqësore. 

Në 34 vendimet e dhëna nga GJEDNJ për vitin 2025, Gjykata ka konstatuar shkelje të Konventës në 12 prej tyre. Shkeljet e pranuara dëshmojnë se reformat e fundit jo vetëm që nuk po zbutin ngarkesën, por në disa raste po prodhojnë ngërçe të reja sistemike. 

1. Kolapsi i mjetit ligjor për tejzgjatjen e procedurave 
Një nga pikat më alarmante të raportit lidhet me mjetin e brendshëm juridik për gjykimin brenda një afati të arsyeshëm (Neni 399/1 i Kodit të Procedurës Civile), i cili u krijua në vitin 2017 për të kompensuar qytetarët për vonesat gjyqësore. Raporti pranon hapur se ky mekanizëm nuk po jep efektin e dëshiruar për shkak të efekteve anësore të procesit të vettingut. 

Stoku i stërmadh ("Backlog-u"): Mungesa e gjyqtarëve dhe dështimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të marrë masa konkrete ka bërë që numri i çështjeve në pritje të rritet në mënyrë drastike, duke e bërë mjetin ligjor krejtësisht joefektiv. 

Paralajmërimi i GJEDNJ-së: Në vendimin kyç "ARB dhe të tjerë kundër Shqipërisë" (datë 27.05.2025), Strasburgu ka dhënë një paralajmërim të prerë: nëse nuk merren masa urgjente për plotësimin e vakancave (veçanërisht në nivelet e Apelit), ky mekanizëm do të konsiderohet përfundimisht i dështuar. Një skenar i tillë do ta ekspozonte Shqipërinë ndaj një vale të re masive aplikimesh dhe dënimesh për shkelje sistemike. 
Strasburgu po ashtu ka rrëzuar justifikimin e Gjykatës së Lartë se vonesat vijnë nga reforma gjyqësore, duke theksuar se barra e tranzicionit institucional nuk mund t'i lihet në asnjë rast individit. 

2. Mohimi i aksesit në Gjykatën Kushtetuese
Raporti vë gishtin mbi një tjetër shkelje të konsoliduar e të përsëritur: llogaritjen e gabuar të afatit kohor 4-mujor për paraqitjen e ankesave nga Gjykata Kushtetuese. 

Vendimet e vitit 2025 si "Ibrahimi dhe të tjerë", "Ilia", dhe "Fortuzi" konfirmojnë se qytetarëve shqiptarë u mohohet në mënyrë të padrejtë aksesi në shkallën më të lartë të gjykimit kushtetues. 

Injorimi i rekomandimeve: Avokatura e Shtetit zbulon se ka rekomanduar që këto çështje të zgjidhen me pajtim për të shmangur dënimet nga Strasburgu, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese të rishikojë praktikën e saj. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të mos mbajë asnjë qëndrim, duke sjellë si pasojë vijimin e ndëshkimeve nga GJEDNJ për Shqipërinë. 


3. Gjykatat  që "fshehin" arsyetimin e vendimeve
Një tjetër pikë kritike e ngritur nga GJEDNJ është praktika e gjykatave kombëtare për të rrëzuar ankesat e qytetarëve pa dhënë asnjë arsyetim të plotë adekuat, duke u mjaftuar me formula sterile ose thjesht duke paraqitur rezultatin e votimit. 

Rasti "Frroku": GJEDNJ konstatoi shkelje të Nenit 6 për shkak se Gjykata Kushtetuese e la kërkuesin pa asnjë arsyetim mbi themelin e çështjes, duke u kufizuar vetëm te votat pro dhe kundër. 
 Rasti "Rarani": Ky vendim ekspozoi një shkelje të rëndë nga Gjykata e Lartë, e cila kishte tejkaluar kompetencat e saj si gjykatë ligji. Ajo kishte përmbysur në mënyrë arbitrare konstatimet e fakteve dhe raporteve të ekspertëve të pranuara nga shkallët më të ulëta, pa pasur prova të reja dhe pa asnjë shpjegim të mjaftueshëm. 

4. Cenimi i paanshmërisë gjyqësore dhe konflikti i interesit
Raporti nxjerr në pah raste flagrante të mungesës së paanshmërisë strukturore dhe procedurale në trupat gjykuese. 

Rasti "Kroi & Noçka": Tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët më parë kishin gjykuar të njëjtën çështje kur ishin pjesë e Gjykatës së Lartë, nuk pranuan të tërhiqeshin nga shqyrtimi i kërkesës kushtetuese. Vendimi i marrë nga kjo trupë e paplotë (për shkak të vakancave të paplotësuara në Kushtetuese) përfundoi me vota të barabarta 3 me 3, duke krijuar hije të forta dyshimi mbi paanshmërinë e procesit. 

Rasti "Kastriot Ismailaj": GJEDNJ gjeti se një gjyqtar i Gjykatës së Lartë kishte shqyrtuar një rekurs pavarësisht se kishte dhënë më parë vendime mbi të njëjtat fakte. Për më tepër, gjykata u fut në meritat e çështjes pa i garantuar kërkuesit as të drejtën formale për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit. 


Përballë këtij kuadri kritik, Avokatura e Shtetit u ka përcjellë thirrje zyrtare institucioneve kyçe si KLGJ, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës që të ndryshojnë urgjentisht praktikën e tyre. 

Mes masave emergjente të kërkuara nga Strasburgu listohen:

Plotësimi i menjëhershëm i vakancave në gjykata (veçanërisht në Apel). 
Rishikimi i thellë i mekanizmit të kompensimit për vonesat, pasi ai po kthehet në një barrë të re që rrezikon të bllokojë përfundimisht sistemin. 
Rihapja dhe rigjykimi i çështjeve vendase sa herë që konstatohen shkelje të paanshmërisë dhe pavarësisë së gjykatave, si mjeti i vetëm për të korrigjuar gabimet procedurale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan