Alarmi për krimin kibernetik dhe pastrimin e parave, Çela: Nuk ka kohë për ne, duhet t'i ndryshojmë strategjitë sa më shpejt

Bota po ndryshon me ritme të shpejta, e po ashtu edhe format e krimit, të cilat tashmë kanë kaluar kufijtë tradicionalë për t'u shndërruar në një kërcënim serioz transnacional.
Një ngjarje e një rëndësie të veçantë po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, duke bërë bashkë zyrtarë të lartë të ligjzbatimit ndërkombëtar dhe atij vendas. Vendi ka hapur dyert për përfaqësuesit e FBI Academy National Associates, Atashetë Ligjorë dhe partnerët amerikanë, në një organizim të bërë të mundur falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit Shqiptar.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela foli mbi dinamikat e reja të botës së krimit, të ndihmuara nga digjitalizimi, përdorimi i kriptomonedhave dhe teknologjia e avancuar, të cilat siç tha ai kanë krijuar mundësi të paprecedentë për pastrimin e parave dhe rrjetëzimin e kriminelëve në mbarë globin.
Këto zhvillime kanë ngritur nevojën emergjente për të ndryshuar rrënjësisht strategjitë e sigurisë dhe për të rritur kapacitetet njerëzore e teknologjike të institucioneve ligjzbatuese.
PJESË NGA FJALA E KRYEPROKURORIT ÇELA
Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Ndryshe nga krimi tradicional kemi dinamika të reja në krimin transnacional. Krimi kibernetik gjithashtu dhe përdorimi i teknologjisë dhe krimet të anës transnacionale na krijojnë atë nevojën që të rrisim kapacitetet njerëzore.
Gjithashtu ka një bashkëpunim midis kriminelëve në të gjithë botën, midis të gjithë mundësive që kanë nga digjitalizimi, përdorimi i kriptomonedhave, dhe rreziqet lidhur me sigurinë, gjithashtu dhe mundësitë që ju ka krijuar për pastrimin e parave. Prandaj ne duhet të ndryshojmë strategjitë tona lidhur me luftën kundër krimit. Progresi teknologjik po lëviz shumë shpejt, sa ne do të thotë që ne duhet të azhornohemi më shumë. Nuk ka kohë për ne dhe duhet t'i ndryshojmë strategjitë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke parë pra që këto probleme janë bërë shumë të shpeshta, ne mund të kemi dhe kapacitete pak të limituara.
Ne duhet të kemi bashkëpunim sa më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar midis strukturave tona. Duke qenë më afër me njëri-tjetrin si sot, për të shkëmbyer eksperienca dhe gjithashtu të rrisim përgjegjësitë e çdo institucioni për sigurinë tonë të përbashkët. Kërkohet një strategji e qartë dhe vizionare, me një perspektivë globale për të luftuar krimin transnacional. Me strategji që përfshin kapacitete njerëzore dhe teknologjike. Duhet të fokusohemi më shumë në komunikim të drejtpërdrejtë, duke rritur shpejtësinë e kërkesave që kemi me njëri-tjetrin dhe përgjigjeve. Gjithashtu duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të krijuar ekipet e përbashkëta të hetimit. Siç kemi aplikuar pra në gjithë këto vite, dhe janë një pikë referimi për rrugën drejt të ardhmes. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet për Shqipërinë. Do t'ju jap një shembull...
Letërporositë që ne bëjmë janë dy herë më të larta se ato që neve na bëjnë partnerët tanë. Shqipëria ka qenë një... ka pasur një pjesë aktive, jo vetëm në pjesën e numrave me ekipet e përbashkëta të veprimit. Por edhe nga ana rajonale. Duke parë pra dhe pjesën e fondeve të limituara që ne kemi dhe punës së madhe që ne kemi bërë. Kemi pasur gjithashtu dhe ekipet e përbashkëta të veprimit me partnerët tanë në Amerikën Latine. Mendoj që ne kemi mundësinë dhe kapacitetin për të rritur performancën tonë në këtë pjesë. Dhe kjo do ta bëjë dhe më të lehtë për të kaluar të gjithë vështirësitë. Mendoj që ky aktivitet mbi të gjitha do ndihmojë për bashkëpunimin dhe për luftën kundër krimit të organizuar, dhe ju uroj suksese më tej. Faleminderit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bojkoti i avokatëve, GJKKO nis aplikimin e gjobave

Plagosja në Pogradec/ Arrestohet autori, konflikti ndodhi mes dy kushërinjve

Nuk zbatojnë rregullat e reja, GJKKO fillon fushatën e dënimit me 50 mijë lek të avokatëve

Vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë, çlirohet tym toksik

Dështon seanca ndaj Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit etj! Shkak bojkoti i avokatëve, GJKKO-ja ia rreshton gjobat





