Alaudin Malajt i mohohet kandidimi për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vendosur zyrtarisht ndalimin e kandidimit të Alaudin Malajt për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi lidhet me vendin vakant të shpallur nga presidenti i Republikës më datë 31 tetor 2025.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërje të plotë të anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të mërkurën, më datë 15.04.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.
Pas prezantimit të relacioneve të përgatitura nga relatorët, për kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante të shpallura nga Institucioni i Presidentit të Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
Ndalimin e kandidimit të z. Alaudin Malaj, për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës, me datë 31.10.2025”, thuhet në vendimin e marrë sot nga KED.
Alaudin Malaj ka qenë ish-kryetar në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Pesë vite më parë, për shkak të dorëheqjes para vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pranoi dorëheqjen e tij, vendosi ndalimin e emërimit të Malajt në sistemin e Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zbardhet kontrata: Nënkontraktori garantoi 25 vite për fasadën e pallatit që u shkrumbua nga flakët

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

VIDEO/ EUROPOL shkatërron kartelin ballkanik të drogës, Shqipëria përdorej si tranzit për lëndët narkotike

Braçe kërkon hetim të plotë për pallatin e djegur dhe status për zjarrfikësit: Janë pa ujë e pa ushqim

EMRAT/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikut të kokainës, zbardhen emrat e të arrestuarve

SPAK godet grupin kriminal të trafikut të drogës, arrestohen disa persona dhe sekuestrohen mbi 12 milion euro

EMRI/ Digjet gjatë natës makina e 38-vjeçarit në Sarandë, i dënuar më parë për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje

“Rrezikoj jetën”/ Gjykata e Lartë pezullon ekstradimin e ish-policit nga Bangladeshi





