Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Albert Malaj kundër shkrirjes së bashkisë së tij: Memaliaj është shtëpia e 53 fshatrave të krahinës së Toskërisë, qytetarët nuk janë pyetur

P
Piranjat23 July 2026, 19:42 · 2 min lexim
Albert Malaj kundër shkrirjes së bashkisë së tij: Memaliaj

Kryebashkiaku i Memaliaj, Albert Malaj ka dalë me një deklaratë publike kundër çdo vendimi për shkrirjen e bashkisë që ai drejton, në kuadër të bisedimeve për një Reformë të re Territoriale, e cila siç është raportuar, do të shkrijë disa bashki të vogla.

"Bashkia Memaliaj shpreh kundërshtimin e saj të qartë ndaj çdo nisme që synon shkrirjen e këtij institucioni dhe bashkimin e tij me një njësi tjetër vendore, pa vullnetin e qytetarëve dhe pa një proces të hapur konsultimi.

Memaliaj është një komunitet me histori, identitet, kulturë, tradita dhe sakrifica të trashëguara ndër breza. Është shtëpia e 53 fshatrave të krahinës së Toskërisë, të cilat kanë ruajtur ndër vite zakonet, vlerat dhe karakterin e tyre", shkruan Albert Malaj.

Kryebashkiaku thekson se çdo vendim që cenon këtë identitet është një goditje ndaj historisë, kujtesës dhe dinjitetit të një komuniteti të tërë. Sipas tij, reformat territoriale duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo t’i largojnë ata nga institucionet.

"Shkrirja e Bashkisë Memaliaj do të sillte pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata: largimin e shërbimeve publike nga qytetarët, rritjen e distancës mes administratës dhe banorëve, humbjen e vendeve të punës, dobësimin e zhvillimit ekonomik lokal dhe shtimin e fenomenit të shpopullimit", vijon deklarata.

Kryebashkiaku Albert Malaj thotë se si drejtues i bashkisë Memaliaj, ai kërkon që zëri i banorëve të dëgjohet, sepse asnjë reformë territoriale nuk mund të ketë legjitimitet nëse ndërtohet mbi vullnetin e mohuar të komunitetit.

"I bëjmë thirrje Komisionit të Reformës Territoriale, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse të reflektojnë mbi këtë proces dhe të mos marrin vendime që cenojnë interesin e një komuniteti të tërë. Bashkia Memaliaj do të jetë në krah të qytetarëve të saj dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet demokratike të drejtën për të ekzistuar si njësi e pavarur e qeverisjes vendore", përmbyllet deklarata.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.