Algjeriani e qëlloi me shtizë, Prokuroria: Vrasja e të riut shqiptar e qëllimshme, jo vetëmbrojtje

Gjykata e Apelit të Ankonës po shqyrton ankimimin e Prokurorisë mbi të pandehurin Fatah Melloul, i dënuar me 18 vite burgim në shkallën e parë për vrasjen shqiptarit Klajdi Bitri në 2023-in.
Prokurori në deklaratën e tij (9 prill) tha se nuk ishte një vrasje për vetëmbrojtje, por me dashje, pas një debati për trafikun në rrugë.
“Prokurori i Përgjithshëm Roberto Rossi përfundoi sot argumentin e tij përfundimtar në gjyqin në Gjykatën e Apelit në Ankona, në lidhje me krimin që ndodhi në Sirolo më 27 gusht 2023, në Via Cilea. Atë pasdite, pas një debati trafiku, një algjerian 29-vjeçar, Fatah Melloul, vrau një shqiptar 23-vjeçar, Klajdi Bitri, me një pushkë me shtiza”, informon media italiane.
Në seancën e sotme të apelit, i pandehuri bëri deklarata spontane në prani të avokatit të tij mbrojtës, Davide Mengarelli, i cili kërkoi që akuzat të uleshin për të përfshirë vetëmbrojtjen.
“Ne jemi qenie njerëzore dhe qeniet njerëzore bëjnë gabime. Nuk e di se si mund të ketë ndodhur. Ishte një ditë e nxehtë dhe nuk munda të kuptoja asgjë. Mora shtizën për t’i trembur vizualisht; nuk e kuptova që dikush kishte vdekur”, tha ai.
I riu me orgjinë nga Lushnja u vra më 23 gusht nga algjeriani Fatah Melloul me shtizën e peshkimit teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy vëllezërit e arrestuar në Itali, xhaxhallarët e Stenaldos. Vranë për të marrë hakun e babait të tij

Tezja e Elona Selmanit trondit me deklaratën: Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me mamanë e saj! Ai i publikoi fotot intime

“Jeton përgjithmonë me ne”/ Shokët e klasës nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit që humbi jetën në shkollë nga arresti kardiak

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian

EMRAT/ Vranë një shtetas për gjakmarrje, arrestohen dy vëllezërit e shumëkërkuar të drejtësisë

Digjen dokumente në Zonën e Treshit në Tiranë, dyshohet të jenë të komunës Kashar dhe ARRSH

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën

EMRAT/ Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit





